Katar 2022

Koreja e Jugut siguron pjesëmarrjen e 10-të radhazi në Botëror

Koreja e Jugut bëhet përfaqësuesja e radhës që siguron kualifikim në Botërorin “Katër 2022”. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e 10-të radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në glob për koreano-jugorët

Në raundin e tetë të ndeshjeve të Grupit A të zonës Aziatike, skuadra e drejtuar nga portugezi Paulo Bento mposhti 2-0 Sirinë, duke siguruar kualifikimin. Koreja e Jugut është skuadra e dytë aziatike, pas Iranit që pret biletën për në “Katar 2022”.

Ndeshja Siri-Kore e Jugut, e luajtur në Dubai, u vendos në pjesën e dytë me golat e Kim Jin-Su dhe Këon Chang-Hoon.

Në Teheran, Irani mundi 1-0 Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë në vendin e tretë në grup dhe aspirojnë të marrin pjesë në play-off për të kërkuar kualifikimin.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency