Lajme

Koreja e Veriut heq dorë nga Lojërat Olimpike, shkak koronavirusi

Koreja e Veriut ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike te Tokios, të cilat janë planifikuar për t’u mbajtur këtë verë, teksa shkak është situata e rënduar e pandemisë së koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga ueb-i zyrtar i Ministrisë së Sporteve në vend, që konfirmon se vendimi për të mos marrë pjesë në Olimpiadë është marrë gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar Olimpik më 25 mars dhe është bërë për të mbrojtur shëndetin sportistëve.

Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike të Tokios pritej me interes të madh edhe nga Koreja e Jugut, pasi dy vendet fqinje u afruan me njëra-tjetrën në Lojërat Dimërore të 2018-ës dhe e shihnin Olimpiadën e këtij viti si një mundësi për të forcuar disi marrëdhëniet mes tyre.

Vlen të theksohet se pak ditë më parë u vendos që Lojërat Olimpike dhe ato Para-olimpike në Tokio të mbahen pa praninë e tifozëve nga vendet e tjera, për të menaxhuar më mirë situatën e krijuar nga pandemia.

Gjithsesi sportistët do të ndjejnë përkrahjen e spektatorëve, pasi dyert e impianteve sportive pritet të hapen pjesërisht ose plotësisht për publikun vendas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency