Futboll

Koronavirusi po çon Holandën drejt mbylljes, Federata proteston

Rritja e vazhdueshme e rasteve pozitive po çon Holandën drejt një tjetër mbylljeje. Diçka që do të prekë edhe futbollin, duke qenë se qeveria ka si synim të ndalojë ndeshjet me publik për 3 javë. Një hipotezë kjo që ka irrituar se tepërmi krerët e futbollit holandez, me Federatën e Futbollit dhe Ligat e Futbollit që dolën me një komunikatë të fortë në të cilën shkruhet.

“Me zhgënjim të madh u njohëm me masat e reja të mundshme kundër koronavirusit. Është irrituese të shohim se qeveria me sa duket nuk po shikon se ku janë burimet e infektimeve. Ato nuk janë në stadiume, siç është provuar shpesh. Kjo flet për varfëri politike, me organet që nuk dinë më se çfarë të bëjnë”, tha liga në një komunikatë.

Irritimi i sektorit të futbollit vjen nga fakti se nuk ka prova shkencore që publiku në stadiume është burim infektimesh, me komunikatën që vazhdon:

“Kemi investuar dhjetëra mijëra euro në lokacione për të evituar rrezikun e koronavirusit. Qindra ndeshje janë luajtur me publik, dhe asnjë ndeshje nuk solli infeksione të rënda. Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat shtetërore. Kemi bashkëpunuar me laboratorët në fushë dhe pastaj me provat e testeve. Kemi kontrolluar rigorozisht tifozët në hyrje dhe kjo funksionon pa problem në futbollin profesionist”.

Përveç dëmit për tifozët, një vendim i tillë mund të ndikojë edhe në fatin e kombëtares dhe klubeve holandeze që do të jenë të detyruara të luajnë në stadiume boshe, pa mbështetjen e publikut. Diçka që nënvizohet edhe në komunikatë.

“Një burim i madh shqetësimi është ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Holandës dhe Norvegjisë, të martën e ardhshme në stadiumin DeKuip ku janë shitur të gjitha biletat. Do të ishte një deficit edhe në aspektin sportiv nëse do të luhej pa publik. Kjo ndeshje është e rëndësishme për kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm, dhe mbështetja e publikut të shtëpisë do të ishte një shtysë e madhe. Kjo vlen edhe për klubet që luajnë në shtëpi kompeticionet europiane në këtë periudhë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency