La Liga

Koronavirusi prish atmosferën e mirë të Realit, një mbrojtës rezulton pozitiv

Real Madrid ka lënë pas krahëve fitoren ndaj Getafes në kampionat. Ekipi i Carlo Ancelottit do të sfidojë Chelsea të martën në mbrëmje, në çerekfinalen e dytë të Champions League.

“Los Blancos” triumfuan 1-3 në “Stamford Bridge” falë trigolëshit të Karim Benzema, sukses që afron ekipin spanjoll me kualifikimin në katër ekipet më të mira të turneut.

Gjithsesi, një rast me koronavirus ka krijuar shqetësim te Reali. Mbrojtësi Jesus Vallejo ka rezultuat pozitiv dhe ka nisur menjëherë karantinën.

Jë mungesë jo fort e rëndësishme për Ancelottin, pasi 25-vjeçari është aktivizuar vetëm 14 minuta këtë sezon me Realin, por në kampin spanjoll urojnë që Vallejo të jetë lojtari i vetëm i infektuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency