Lajme

Kosova e pret për ndeshjet e tetorit, babai i Andi Zeqirit sqaron situatën për Supersport

Avdi Zeqiri, babai i sulmuesit të talentuar Andi Zeqiri, ishte në një lidhje dirkte me emisionin ‘Koha Shtesë” në Supersport, ku foli për negociatat me klubin e Brighton dhe mundësinë që djali i tij të vihet në dispozicion të Bernard Challandes në muajin tetor.

Si po shkojnë negociatat me Brighton?
Jemi në një pikë të mirë të negociatave. Kemi kryer vizitat mjekësore në kompleksin e Juventusit dhe ua kemi dërguar të gjithë përgjigjet e nevojshme anglezëve, ndaj tani jem inë pritje. Besoj se nga momenti në moment mund të kemi edhe një vendim final për të ardhmen e Andit.

Është folur se Brighton e do Andin fillimisht për ekipin U23…
Nuk besoj se Brighton po bën një investim disa milionësh për ekipin U23. Për më tepër, në të gjithë dokumentet dhe negociatat, nuk flitet për ekipin U23, por skuadrën e parë që garon në Premier League.

A do të jetë Zeqiri në dispozicion të Kosovës për ndeshjet e tetorit?
Kemi ende probleme me dokumentacionin dhe për momentin nuk di të them nëse do të rregullohet gjithçka për të qenë gati për muajin tetor. Gjithsesi me rëndësi është të theksojmë se Andi ka vendosur të përfaqësojë Kosovën dhe debutimi i tij vetëm sa mund të shtyhet.

A e ka bërë Andi kërkesën për të luajtur me Kosovën?
Ne kemi bërë të gjithë procedurat e nevojshme dhe vetë Andi ka firmosur çdo dokument që duhet për të marrë lejen të luajë me Kosovën. Tani gjithçka është në dorë të FIFA-s dhe organeve kompetente atje, të cilat duhet të mblidhen dhe të “ndezin dritën jeshile”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency