Kosovë

Kosova, miqësore me gjysmëfinalisten e Kupës së Kombeve të Afrikës

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar zhvillimin e një miqësoreje  me Burkina Fason. Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.

Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për dardanët.

Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim e ka fituar me rezultatin 2-0.

Përveç se me Burkina Fason, Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën, në Zyrih, më 29 mars.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency