Kosova përmbys Shqipërinë në “Fadil Vokrri” me dyshen Krasniqi-Sejdiu (video)
Zbehen shanset e Shqipërisë U-21 për vendin e dytë në kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë nuk ia dolën të merrnin pikë në “Fadil Vokrri” përballë dardanëve, duke shpërdoruar epërsinë e arritur falë golit të Karricës. Futbollistët e Kosovës nuk u dorëzuan, përkundrazi, u kundërpërgjigjën me Krasniqin dhe në shtesë me Sejdiun, duke lënë të zhgënjyer trajnerin Alban Bushi dhe futbollistët e tij.
Shqipëria edhe pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e tretë, me nëntë pikë, ndërsa Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve.
Kosovë U21 – Shqipëri U21 2-1 (Krasniqi 65′, Sejdiu 90+1’/Karrica 58′ (Fadil Vokrri dhe Supersport 1)
90+1′ – Goooool! Shpërthen festa në “Fadil Vokrri”, Arlind Sejdiu shënon golin e dytë për Kosovën.
80′ – Pranë golit të dytë Kosova, goditja e Zeqirit devijohet nga Tafas.
72′ – Albion Marku, i sapofutur në fushë, godet mbi tra.
65′ – Gooool! Zgjat pak epërsia e Shqipërisë. Krasniqi më në fund tund rrjetën, me topin që kalon mes këmbëve të portierit Tafas.
62′ – Pranë golit të dytë Shqipëria, Ismajlgeci gabon shënjestër, pas krosimit të ardhur nga e majta.
58′ – Gooool! Zhbllokohet sfida në “Fadil Vokrri”. Karrica, i shërbyer nga Asllani, në pozicion diagonal, mposht portierin vendas. 0-1.
53′ – Këmbëngulës dardanët, Tafas i kundërpërgjigjet në pozicion Krasniqit.
48′ – Mundësi e mirë për dardanët, por sulmuesit vendës nuk ia dalin ta çojnë topin drejt portës.
45′ – Mbyllet pjesa e parë, kryesori nuk akordon shtesë.
41′- Dobra mbetet rreziku kryesor për mbrojtjen e Kosovës, për sulmuesi i Shqipërisë, i shërbyer nga Asllani, gjuan lehtë.
30′ – Tafas reagon në pozicion, duke shmangur golin e barazimit pas këmbënguljes se dardanëve.
18′ – Dobra humb një mundësi të artë pas asistit perfekt të Ismajlgecit, topi mbetet thuajse mbi vijën fatale.
9’ – Ismajlgeci tenton portën me të majtën, por godet rrjetën e jashtme.
1′ – Nis ndeshja në “Fadil Vokrri”, ritëm i lartë që në sekondat e para.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Nreca Bisinger; Hoti, Kurtulus, Sadriu, Hoxha; Krasniqi, Shabani, Lushtaku, Veliu; Marleku, Zeqiri
Shqipëria: Tafas; Mitaj, Selmani, Pëllumbi, Ismailgeci; Doda, Çelhaka, Asllani, Ndrecka, Karrica, Dobra
– Shqipëria U21 dhe Kosova U21 janë përballur dy herë mes tyre dhe të dy sfidat janë fituar nga kuqezinjtë, me një golavarazh total 3-1.
– Sulmuesi Diar Nikqi, i cili ishte i grumbulluar me Shqipërinë U19, është bashkuar me Shpresat dhe do të jetë nën urdhrat e Bushit për sfidën ndaj “dardanëve”.
– Mbrojtësin Ramen Çepele nuk do të mund të japë kontributin e tij, pasi është dëmtuar dhe nuk do të jetë as në stol për këtë takim.



