Lajme

Kosova sfidon Greqinë në Selanik, luhet për moral dhe… trajnerin Gliha

Kosova luan ndeshjen e fundit eliminatore të Katar 2022-shit, pikërisht në Selanik përballë Greqisë vendase në një derbi ballkanik që zhvillohet për herë të katërt në harkun e dy viteve të fundit.

Nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Primoz Gliha, “Dardanët” do të kërkojnë një fitore morali, pasi vendi i fundit në grup është i pashmangshëm, ndërsa trajneri Gliha do të ketë në dispozicion thuajse të gjithë titullarët.

Përballja e parë me grekët përfundoi në barazim 1-1 në “Fadil Vokrri”, ndërsa mbrëmjen e sotme sfida vlen edhe si një test për sllovenin Gliha, që është në pankinën e “dardanëve” përkohësisht, por duhet të tregojë se e meriton të rrijë më gjatë aty.

Sfida Greqi-Kosovë do të startojë në orën 20:45 në ekranin e Supersport 3, teksa nuk do të mungojnë as lidhjet direkte e intervistat me protagonistët pas ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency