Kosova shmang humbjen ndaj Greqisë në frymën e fundit, e shpëton Muriqi
Vetëm pak ditë pas fitores në fushën e Gjeorgjisë, Kosova barazoi 1-1 në “Fadil Vokrri” me Greqia, duke shpresuar ende në një vend në pjesën e sipërme të renditjes në Grupin B, ku kryeson Spanja me 10 pikë, e ndjekur nga Suedia me 9.
“Dardanët”, edhe pse e nisën mirë takimin, duke rrezikuar me Besar Halimin në minutën e katërt nga një gjuajtje e lirë, apo me tentativat e Fidan Alitit e Milot Rashicës sapo kishte kaluar çerek ore lojë, nuk ia dolën të shënon qoftë një gol në pjesën e parë, ndërsa grekët në minutat shtesë të këtij fraksioni kaluan më epërsi me golin e Anastasios Douvikas.
Ky gol i dha më shumë vetëbesim ekipit grek, që u vendos mirë edhe gjatë fraksionit të dytë, për të ruajtur epërsinë, ndërsa “dardanët” pas shumë përpjekjes ia dolën të shmangnin humbjen në minutën e dytë shtesë, falë një goli të shënuar me kokë nga Vedat Muriqi. Kosova me këtë pikë të fituar ruan vendin e tretë me katër pikë, një më shumë se Greqia, që në tri sfidat e para në grup ka marrë tri barazime.



