Nations League

Kosova kërkon historinë me një 20-vjeçar në portë!

Kosova pranë takimit me historinë. Sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” luanë aktin e fundit të një fushate që deri tani ka rezultuar thuaje në perfeksion, por që ka nevojë edhe për një sforco të fundit për të përmbushur misionim e parë: kualifikimin në fazën play off të Nations League.

Përballë formacionit ambicioz të Bernard Challandes është Azerbaixhani, rivali direkt dhe më i fortë i grupit, që ka nevojë vetëm për fitore për të zhvendosur në vendin e dytë Kosovën.

“Dardanët” e nisën rrugëtimit në “Nations League” me një barazim pa gola pikërisht ndaj këtij kundërshtari në Baku. Mjafton që të mos humbasin, për ta shndërruar në një festë madhështore përballjen e kësaj mbrëmjeje, që duhet të jetë vetëm fillimi i realizimit të një ëndrre të madhe, kualifikimit në Europian.

Kërkohet vetëm pa qetësi dhe zbatim me përpikëri të detyrave, pa u rrëmbyer nga entuziazmi i tifozërisë, që në çdo rast kualifikimin do ta donte me një tjetër fitore në grup.

Sigurisht që cilësisht Kosova është shumë më lart se Azerbaixhani dhe përvoja e fituar edhe në eliminatoret e Botërorit, me skuadra shumë më cilësore, duhet të shërbejë për menaxhimin në mënyrën më të mirë të mundshme të një situate delikate.

Prishtina, Kosova dhe e gjithë shqiptaria është përgatitur për festë, “Dardanët” thjesht duhet ta bëjnë të paharrueshme.

Kosova(4-2-3-1):Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica, Berisha, Zeneli, Muriqi.

Azerbajxhani(4-2-3-1):Agayev, Pashaev, Medvedev, Huseynov, Khalildaze, Richard, Garayev, Madatov, Nazarov, Abdullayev, Dadashov.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency