Basketboll

Kosova U-18 pranë suksesit historik, në orën 19:30 finalja përballë Qipros

Kosova U-18 në basketboll për meshkuj do të tentojë sot, në orën 19:30 të fitojë finalen e Divizionit C të Kampionatit Europian, përballë Qipros në në Pallatin e Sporteve në Prishtinë. “Dardanët” e vegjël të koshit u kualifikuan në finale pasi mposhtën Irlandën favorite 69-55.

Tashmë përballë djelmoshave të Kosovës do të jenë ata qipriotë, të cilët dolën fitimtarë në sfidën që zhvilluan mes tyre në Grupin B.

Ky konsiderohet një rast ideal për hakmarrje për basketbollistët kosovarë, që në rast suksesi do të ngjiten një kategori me lart, për t’u ndeshur me kundërshtarë shumë të fortë në Divizionin B.

Skuadra e drejtuar nga Ibrahim Karabeg ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në Prishtinë, për të arritur një sukses historik në përballjet ndërkombëtare në sportin e Koshit.

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency