Kosovë, Prishtina e Gjilani nuk i ndahen Llapit
U luajtën këtë të diel katër ndeshjet e mbetura të javës së 10-të të Vala Superligës e Kosovës, rezultatet e të cilave konfirmuan skuadrat pretendete. Prishtina që drejtohet nga trajneri Mirel Josa mposhti 2-0 në transfertë Trepcën ’89, me dy gola të Ahmed Januzit. Thagi dhe Geci realizuan dy golat e fitores 2-1 të Gjilanit ndaj Drenicës, Vëllaznimi – Drita u mbyll në barazim 1-1, teksa për vendasit realizoi Bardhoku, ndërsa për miqtë barazoi Limani. Besa e Pejës mori tri pikë ndaj Vllaznisë Pozheran falë golave të Qorrit, Kasapit dhe Merlakut, teksa për miqtë golin e nderit e shënoi Kastrati.
Kryeson renditjen Llapi me 20 pikë, ndërsa Gjilani e Prishtina ndjekin me nga 2 pikë më pak.
E diel
Besa Pejë – Vllaznia Pozheran 1-3
Gjilani – Drenica 2-1
Trepca 89 – Prishtina 0-2
Vëllaznimi – Drita 1-1
E shtunë
KF Feronikeli – Liria 0-1
Llapi Podujeve – Flamurtari 1-0



