Kostiç: Na mungon eksperienca, bëmë gabime foshnjarake
Intervista e trajnerit të Luftëtarit Milos Kostiç, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport, pasi gjirokastritët pësuan edhe humbjen e tretë radhazi në kampionat, përballë Flamurtarit.
Zero pikë në tre ndeshje. Si është situata te Luftëtari?
Askush nuk e priste, por ky është fakti dhe kjo është e vërteta. Nuk arritëm të realizonim, gabuam ne dhe pësuam gol. Është një situatë aspak e mirë.
Si e shikon pozitën tënde si trajner? A keni presion nga klubi dhe nga tifozët?
Sigurisht, unë kam përgjegjësitë e mia. Po punojmë shumë për t’u rregulluar, pasi na mungon përvoja dhe eksperienca. Kam besim te lojtarët dhe në ditët e ardhshme do të përmirësohemi.
Mos ka ardhur momenti që të merrni pikët e para dhe të jeni më të qetë, pastaj të mendoni për fitoren?
Bëjmë gabime, kur kemi topin, bëjmë gabime në pasimet e topit. Kemi mungesë cilësie nga lojtarë që janë të dëmtuar. Është e vështirë për mua të ndryshoj diçka. Nuk ka ardhur nga moduli problemi, por nga gabimet individuale të lojtarëve. Do mundohemi të ndryshojmë diçka në këto 14 ditë, duhet të ulemi me lojtarët të qetësohemi dhe të punojmë shumë. Për momentin nuk jemi në nivelin e kërkuar.



