Kategoria Superiore

Kotobelli largohet nga Flamurtari, firmos me nënkampionët

Kur ende është “i nxehtë” largimi përfundimtar i Ylli Shametit nga Kukësi, verilindorët bëjnë lëvizjen e radhës, këtë herë në hyrje. Klubi verilindor ka siguruar shërbimet e Blerim Kotobellit, që mbush në njëfarë mënyrë boshllëkun e krijuar në krahun e majtë nga largimi i Simon Rrumbllakut

Një afrim i rëndësishëm përpara finales së Superkupës së Shqipërisë me Partizanin, që do ta luhet më 18 gusht, në “Elbasan Arena”. Ndoshta Kotobelli nuk është një emër sugjestionues, por përvoja e tij në Superiore me Tiranën, Teutën, Partizanin dhe së fundmi me Flamurtarin i ka bindur drejtuesit e nënkampionëve të Shqipërisë për t’i ofruar një kontratë.

Emri i tij u përfol te Skënderbeu, në fakt, si një zgjedhje e Ilir Dajës, por gjërat janë finalizuar mbrëmë, përfundimisht.

Kotobelli do të vihet menjëherë nën urdhrat e Shpëtim Duros, që në varësi të formës së tij dhe përshtatjes në skuadër mund ta grumbullojë edhe për përballjen me të kuqtë në Superkupë, sfidë që çel sezonin e ri të Superiores.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency