Merkato

Koulibaly i mbyll dyert klubit italian: Nuk do ta vesh kurrë atë fanellë

Napoli ka vendosur të shesë Khalidou Koulibaly këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero sezonin e ardhshëm, megjithatë deri tani asnjë klub nuk ka treguar gatishmërinë të paguajë 35-40 milionë eurot e pretenduara nga Aurelio De Laurentiis.

Mediat në Itali flasin për një interesim konkret nga ana e Juventusit, megjithatë vetë mbrojtësi senegalez duket se nuk e preferon Torinon si destinacion dhe u ka thënë shokëve të skuadrës te Napoli se “nuk do të shkojë kurrë te bardhezinjtë”.

Duket se dëshira e Koulibaly është të veshë fanellën e Barcelonës, megjithatë katalanët kanë probleme ekonomike dhe të paktën për momentin vështirë se mund të bëjnë një ofertë për kartonin e tij.

Gjithsesi nuk përjashtohet që në garë të hyjë edhe Chelsea, pasi londinezët kanë humbur tre mbrojtës si Rudiger, Christensen e Azpilicueta, ndaj pritet të lëvizin për të kompletuar repartin difensiv me futbollistë cilësorë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency