Featured

Koulibaly zbarkon në Londër, nesër vizitat mjekësore dhe firma me klubin e ri

Kalidou Koulibaly largohet nga Serie A pas plot 8 sezonesh me fanellën e Napolit, ku ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit Italian.

Senegalezi 31-vjeçar ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Londër, ku nesër në mëngjes do të kryejë vizitat mjekësore për llogari të Chelsea-t dhe nëse çdo gjë shkon me sukses, atëherë do të firmosë kontratën që do ta lidhë me londinezët për katër sezonet e ardhshme.

Marrëveshja mes Chelsea-t dhe Napolit është arritur për shifrën e 38 milionë eurove, plus dy të tjera në formë bonusi, teksa vetë Koulibaly pritet të përfitojë një pagë prej 8 milionë eurosh në klubin e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Kjo ishte padyshim një shitje e detyruar për napolitanët, që provuan disa herë të rinovojnë kontratën me Koulibaly, por senegalezi refuzoi të gjithë ofertat, duke bërë të qartë se do të largohej.

Në këtë mënyrë De Laurentiis zgjodhi të pranojë milionat e Chelsea-t këtë verë, për të mos e humbur senegalezin me parametra zero verën e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency