La Liga

Kounde zbulon pozicionin e preferuar dhe telefonatën me Guardiolën: Xavi e di!

Jules Kounde, mbrojtës i Barcelonës u transferua te blaugranat nga Sevilla në sesionin veror të merkatos. Qendërmbrojtësi francez në një intervistë të dhënë për mediat e vendit të tij, zbulon gjëra interesante, duke nisur nga fakti se nuk i pëlqen roli i mbrojtësit të krahut.

“Pozicioni në qendër të mbrojtjes është ai që preferoj dhe ku më pëlqen të luaj. Xavi e di. Por unë nuk do të refuzoj kurrë të luaj aty ku thotë trajneri, edhe pse gjithmonë kam bërë qendërmbrojtësin dhe gjykoj se është pozicvioni ku jam shumë më i qartë”.

Një tjetër rrëfim interesant i Kounde është dhe ai se Guardiola e kërkoi te Manchester City, edhe pse zgjedhja e tij ishte ajo për të shkuar në Camp Nou.

“Guardiola më telefonoi. Më tha se i pëlqeja dhe se besonte se do të përshtatesha shumë mirë me mënyrën se si luan skuadra e tij. Fola shumë për futbollin me të dhe me Xavin. Kuptova se që të dy më kishin parë duke luajtur dhe i njihnin në mënyrë perfekte aftësitë e mija. Ishin shumë precizë”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency