Kramariç i jep fitoren Hoffenhaimit, Leverkusen “djeg” Hannoverin
Hoffenhaim rikthehet tek suksesi në Bundesligë, me vendasit që fituan në shifrat 2-1 ndaj Nurenberg. Goli i avantazhit për vendasit erdhi në minutën e 25-të, me anë të Kramaric, i cili u tregua i saktë nga e pika e bardhë e penalltisë.
Nurnberg tentoi të rikthente ekuilibrat, por pavarësisht dëshirës, nuk arritën ta bënin një gjë të tillë. Gjithsesi në minutën e 61-të të pjesës së dytë, Behrens riktheu përkohësisht ekuilibrat. Ndërkohë ishte sërish Kramaric, ai i cili dërgoi sërish përpara të tijtë në minutën e 78′.
Bayer Leverkusen zhyt akoma edhe më thellë Hannoverin e vendit të fundit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 3-2. Dy golat e Volland bënë që pjesa e parë të shkonte në favor të “aspirinave”, ndërsa në pjesën e dytë Jonatha dhe autogol i Weiser bën që rezultati të barazohej në 2 me 2. Sidoqoftë Leverkusen nuk u dorëzua dhe në të 87-ën, Havertz i dhuroi suksesin skuadrës.



