Krasniqi: Miqësore që na vlejtën, kënaqësi të luaje këtu
Ramiz Krasniqi, ndryshe nga Armando Cungu, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në dy miqësoret me Shqipërinë.
“Po luajmë në vazhdimësi miqësore me Shqipërinë, janë ndeshje që na shërbejnë si neve dhe kombëtares Shqiptare. Mendoj që të dyja ndeshjet kanë qenë të mira, do të thotë ka pasur ritëm dhe qarkullim të topit. Kisha dëshirë të shihja të gjithë futbollistët dhje është e natyrshme që t’i provosh të gjithë dhe të shohësh formën dhe cilësinë e gjithsecilit. Kam pasur një grup me lojtarë që vjnë për herë të parë në kombëtare, ndërsa të tjerët kanë qenë edhe më parë. Ishte kënaqësi e veçantë të luaje këtu për të parë cilët elementë mund të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.”
Ndryshimi i brezave: “Gjeneratat nuk mund të jenë gjithë të njëjta, do të ketë luhatje. Në Kombëtares Shqiptare do të veçoja gjeneratën e Armando Brojës, që na mposhti në dy ndeshje kur luajtëm në Prishtinë. Pas saj, nuk ka qenë kaq e mirë.”



