Krasniqi: Po prisnim me padurim të hakmerreshim ndaj Kastriotit
Blerim Krasniqi ishte dhe njeriu i ndeshjes në sfidën ndaj Kastriotit të fituar me rezultatin 4-0 nga korçarët. Në intervistën me “Gol pas Goli” ai u shpreh se kishte shumë arsye përse skuadra reagoi pozitivisht në këtë sfidë.
“Gjithmonë sulmuesi matet me gola. Pavarësisht sa mund të lëvizë nëpër fushë, goli është rezultati më i mirë për sulmuesin. Kërkoj edhe më shumë nga vetja. Kam qenë edhe i dëmtuar. Falënderoj Zotin që u kthyem te fitorja dhe te golat”.
Sfidë revanshi: Mezi e kishim pritur këtë sfidë. Ne e dimë çfarë kemi hequr në Fushë-Krujë dhe si na kanë pritur. Ishte një lloj hakmarrjeje. Nuk ka shanse që një futbollist të luajë rehat në atë llojë fushe, në atë ambient. Asnjë futbollist nuk mund të jap maksimumin.



