Premier League

Krisja me Ed Woodward, Mourinho drejt shkarkimit!?

Shumë njerëz mendojnë se gjendet një labirint në mendjen e Jose Mourinhos. E mbase kanë të drejtë. Ditët e fundit, “The Special One” nuk i ka kursyer deklaratat kundër klubit sa i përket merkatos dhe lojtarëve për paraqitjen e tyre në këtë fazë përgatitore, me Valencian e Martial në krye.

Këto probleme kanë shtuar zërat për një pushim nga puna të portugezit, pas zërave të krisjes së marrëdhënieve mes tij dhe drejtorit ekzekutiv të klubit, Ed Woodward. E sipas mediave angleze, United duket se e ka gati emrin e parë për të zëvendësuar Mourinhon. Dhe ai është as më pak e as më shumë, por një tjetër ish-tranjer i Realit, Zinedine Zidane.

Pas dorëheqjes nga stoli i “Los Blancos”, Zizou ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë pushim pas përvojës 3- vjeçare në Madrid, por mbase një klub historik si Manchester United dhe ai që konsiderohet si kampionati më i fortë në botë, Premier Liga angleze, mund ta bëjnë të ndryshojë mendje.  Mbetet për t’u parë edhe nëse do të ketë blerje të tjera të “Djajtë e Kuq”, pasi Mourinho ka kërkuar të paktën dhe dy përforcime deri në përfundimin e merkatos më 10 gusht.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency