Kristal Abazaj: Ndeshje e dobët, por vlen fitorja
Kristal Abazaj i dha frymëmarrje skuadrës së tij me golin e realizuar në fund të pjesës së parë, gjithsesi talenti i bluzinjve e pranoi se Luftëtari zhvilloi ndaj Lushnjës, pavarësisht fitores, një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit.
“Kemi bërë ndeshje të dobët , e kemi nënvlerësuar Lushnjën, por besoj se do ta kalojmë këtë situatë. Gjithsesi më e rëndësishme ishte fitorja dhe e arritëm.”
Belgjika ose Holanda mund të jenë destinacionet e 21-vjeçarit pas përfundimit të sezonit, por vetë Abazaj nuk dëshiron të shpërqendrohet nga bisedimet për të ardhmen.
“Nuk e di, për momentin jam i përqendruar te Luftëtari, shpresoj të arrijmë objektivat. Nuk mund të flas për të ardhmen, edhe pse jemi afër arritjes së marrëveshjes. Ku e shoh Luftëtarin? Objektivi është Eropa, besoj se do t’ia dalim, të shohim sesi do të shkojnë punët.”



