Kriteret e Licencimit, FSHF mbledh klubet e Kategorisë Superiore
Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar ditën e sotme një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore ku i ka informuar në lidhje me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit.
Duke nisur që nga ky edicion, rregullorja e licencimit të klubeve të Superiores është njehsuar me rregulloren e UEFA-s për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur që duke nisur nga ky sezon, klubet e Kategorisë Superiore e kanë të detyrueshme prezencën e një përgatitësi atletik në stafet e tyre, ndërsa duhet theksuar fakti se Federata e Futbollit ka organizuar herë pas here kurse për këtë figurë kaq të rëndësishme në futboll, ku kanë lektuar emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.
Gjithashtu, Sektori i Licencimit u shpreh i gatshëm të ndihmojë klubet e Kategorisë Superiore që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Conference League.




