Bundesliga

“Kritika pa lidhje, tifozët marrin kot”, ish-trajneri i Bayernit i del në mbrojtje Nagelsmann

Julian Nagelsmann po përballet me kritika të forta në vitin e parë si trajner i Bayern Munchen. 34-vjeçari mori drejtimin e kampionëve të Gjermanisë korrikun e kaluar, duke firmosur një kontratë deri në vitin 2026.

Skuadra bavareze ka shfaqur oshilacione këtë sezon, teksa eliminimi në çerekfinalet e Champions League nga spanjollët e Villarealit shkaktoi acarimin e ultrasve gjermanë.

Unë mund ta kaloj krizën, por situata është ndryshe kur merr 450 mesazhe kërcënuese për jetën në ‘Instagram’. Unë marrë shpesh mesazhe të tilla, kur fitojmë edhe kur humbasim, por nuk i lexoj fare, shoh vetëm fillimin.

Është e qartë se shumë persona duan të më vrasin. Si e përballoj këtë gjë? S’më plas fare. Njerëzit mund të shkruajnë çfarë të duan, por duhet të mendojnë pak më shumë për çfarë thonë. Nuk arrij t’i kuptoj”, deklaroi Nagelsmann disa ditë më parë.

Në mbrojtje të trajnerit gjerman ka dalë Ottmar Hitzfeld, i cili fitoi 14 trofe gjatë gjashtë viteve që drejtoi Bayernin (1998-2004), mes tyre pesë tituj dhe një Champions League (2001).

Kritikat ndaj Nagelsmann janë të pavend, pasi nuk mund të fitohet çdo ndeshje. Sipas mendimit im, ai po bën një punë të shkëlqyer te Bayerni, mos të harrojmë që Julian ka shumë personalitet.

Ai është trajneri i duhur për Bayernin”, deklaroi 73-vjeçari gjerman. Bayerni pret Dortmundin në shtëpi të shtunën, sfidë që nëse fitohet do të shpallë bavarezët zyrtarisht kampionë të Gjermanisë për herë të 32-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency