Angli

Kritikat nuk ndikojnë në merkato, United refuzon Barcelonën për kapitenin dhe rrezikon të humbasë De Jong

Manchester United prej fillimit të kësaj merkato ka një objektiv të qartë, të transferojë në Old Trafford Frankie De Jong. Mesfushori holandez është një kërkesë ekskluzive e trajnerit të ri, Erik ten Hag dhe drejtuesit e Djajve të Kuq janë të gatshëm të ofrojnë deri në 65 milionë paund për të kënaqur interesat ekonomike të Barcelonës.

Por, së fundmi, mediat britanike pretendojnë të kenë zbuluar një prapaskenë të negaociatave mes United dhe Barcelonës. Shtypi i shkruar në ishull thekson se katalanasit kanë kërkuar të përfshijnë në operacionin e trajnsferimit të De Jong, Harry Maguiren. Kapiteni i Manchester United është kritikuar gjerësisht për sezonin e dobët të skuadrës, mirëpo duket se ende vazhdon të ketë besimin e drejtuesve të cilët kanë refuzuar kategorisht kërkesën e Barcelonës.

United nuk heq dorë nga mbrojtësi dhe nuk e përfshin në negociatat për De Jong, ndërsa në këtë formë rrezikojnë të humbasin edhe mesfushorin pasi spanjollët tashmë e kanë bërë të qartë se nuk binden vetëm me para dhe kërkojnë lojtar në shkëmbim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency