La Liga

Kriza e “zezë” e Griezmann, nuk shënon që nga janari

Kur në 2018 Franca fitoi Kupën e Botës, kishte goxha diskutime se cili prej lojtarëve mund të fitonte Topin e Artë. Shumë bënin tifo për Kylian Mbappe që në ato vite po i zbulonte futbollit talentin e tij, të tjerë për Raphael Varane, kampion i gjithçkaje me Francën dhe Realin e Madridit.

Pastaj çmimin e fitoi Luka Modric, por francezi më i votuar ishte dikush tjetër, Antoine Griezman, që u klasifikua i treti. Në vijim për të nisi telenovela që në vitin 2019 e çoi te Barcelona, por edhe disheza e karrierës futbollistike.

Dy sezonet te Barcelona ishin zhgënjyese, fillimisht u fol për një raport të keq me Messin, por në të vërtetë francezi e gjeti veten në një situatë të komplikuar për problematikat teknike dhe ekonomike të klubit, deri në atë pikë sa u sakrifikua duke e huazuar te Atletiko e Madridit.

Por edhe rikthimi në shtëpi nuk është se e ka ndihmuar shumë, pasi me llogaritë në dorë, paraqitjet e tij vazhdojnë të jenë zhgënjyese. Griezman është në krizë, dhe këtë e demonstron fakti se nuk shënon prej 20 ndeshjesh. Hera e fundit që ka gjetur golin ka qenë në 6 janarin e kaluar në një ndeshje të Kupës së Mbretit, ndaj inferiorëve të Rayo Majadahonda.

Pastaj edhe për shkak të një dëmtimi që e mbajti për një muaj e gjysmë jashtë fushe, 0 gola në 17 ndeshje. Madje as ai që konsiderohej si habitati i tij natyral, kombëtarja franceze nuk është se po e ndihmon. Asnjë gol për të në 3 ndeshjet e luajtura deri më tani me Les Bleus në 2022.

Diçka e çuditshme po të marrësh në konsideratë se me 42 gola në 105 prezenca bëhet fjalë për golashënuesin e tretë më të mirë në të gjithë historinë e Francës, i lënë pas vetëm nga Thierry Henry dhe Olivier Giroud. Griezman duket i “fikur”, një kopje e shëmtuar e lojtarit që 4 vjet më parë bënte botën të dashurohej me të.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency