Ligue 1

Kriza energjitike dhe emetimet e karbonit, sulm Messit dhe PSG-së

Klubi i Paris Saint Germain dhe në veçanti argjentinasi Lionel Messi, kanë marrë kritika të forta në Francë për përdorimin, përtej nevojave bazike, të avionëve për transport në kulmin e debatit për krizën energjitike dhe kostot ekologjike të këtij lloji transporti.

Drejtori i divizionit të distancave të gjata të kompanisë franceze hekurudhore SNCF, Alain Krakovitch, është një nga protagonistët e kësaj ofensive me një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, i cili u komentua shumë në media. Ai thekson faktin se PSG përdori transportin me avion drejt Nantes, kur distanca mes dy qyteteve nuk është shumë e madhe.

Krakovitch thekson në mesazhin e publikuar këtë të diel se ka trena me shpejtësi të lartë nga Kompania Kombëtare e Hekurudhave (SNCF) që mbulojnë rrugën Paris-Nantes në vetëm dy orë.

Ministrja franceze e Sportit, Amélie Oudéa-Castéra, i ka dhënë mbështetjen e saj propozimit të SNCF për të transportuar ekipet e futbollit nëpër Francë dhe ka dhënë një shembull spanjoll për ta justifikuar atë.

Konkretisht, në një prononcim për stacionin radiofonik “France Info”, iu referua “bashkëpunimit që ekziston mes Real Betis dhe Renfe”, me ekipin andaluz që ka marrë tarifa preferenciale për lojtarët, ekipin teknik dhe drejtuesit në udhëtimet e tyre me tren. Ministrja ka këmbëngulur se disa gjëra duhet të ndryshohen për të reduktuar emetimin e karbonit në rastet e aktiviteteve sportive.

Të premten e kaluar ishte OJQ-ja antiglobaliste, Attac, ajo që akuzoi Messin në një fushatë në rrjetet sociale për fluturimet e tij private me titullin: “Ultra të pasurit shkatërrojnë planetin”. Attac vuri në dukje se “nga qershori deri në gusht, Lionel Messi ka kryer 52 fluturime me aeroplanin e tij privat, domethënë 1502 ton CO2 (dioksid karboni). Kaq karbon emeton measatrisht një frsncez në 150 vjet”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency