Kategoria Superiore

Kriza të Luftëtari, ndryshohet drejtori sportiv

Ndryshime në stafin drejtues të Luftëtarit, kur kanë mbetur për t’u luajtur dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë. Në një kohë kur futbollistët presin zgjidhjen e qeses për rrogat e prapambetura, është larguar nga detyra e drejtorit sportiv Rigels Malile, vendin e të cilit e merr një tjetër emër i njohur në vitet e fundit në klubin bluzi, Gentian Nora.

Ky është emërimi i tretë në këtë pozicion për këtë sezon, pasi fillimisht u largua Vangjel Çavo, për shkak të rezultateve të dobëta në fazën e parë.

Nora ka marrë përsipër një detyrë të vështirë, pasi përtej premtimeve të vazhdueshme, lojrarët kërkojnë të shlyhen financiarisht dhe e kanë të pamundur të impenjohen maksimalisht në fushën e blertë. Është premtuar që brenda muajit të gjithë do të marrin rrogat e prapambetura, por nuk dihet se sa do të ndikojë pozitivisht ky premtim, teksa lojtarët prej kohësh po mendojnë largimin që merkaton e janarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency