Bundesliga

Kroati me më shumë gola në Bundesliga, Hoffenheim “blindon” yllin e sulmit

Andre Kramaric ka vendosur të vazhdojë karrierën në Bundesliga. Sulmuesi kroat ka rinovuar kontratën me Hoffenheim, ekip në të cilin luan prej janarit të vitit 2016.

30-vjeçari nga Zagrebi, autor i 16 golave në 65 ndeshje me nënkampionët e Botës, ka arritur akordin me drejtuesit e klubit për të firmosur deri në vitin 2025.

Kam shijuar çdo moment këtu dhe tani pres me padurim të ardhmen, që do të jetë emocionuese. Nuk e mendoja kurrë se do të isha një nga sulmuesit më të mirë në Gjermani.

Kjo ka ndodhur sepse ndihem absolutisht si në shtëpinë time këtu. Kam vendosur shumë rekorde, e gjithë kjo më bën jashtëzakonisht krenar. Ky klub është shumë i rëndësishëm për mua. 

Hoffenheim më ka dhënë gjithçka, më pëlqen të jem këtu. I falënderoj të gjithë: stafin dhe tifozët”, deklaroi Kramaric, kroati me më shumë gola në kampionatin gjerman.

101 gola ka realizuar në total Kramaric me Hoffenheim, që dje frenoi Bayernin në një barazim 1-1 dhe po garon fort për një biletë në Champions League.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency