Kruja: Kualifikim që na jep frymëmarrje, tani fokusi në kampionat
Goli i Arsid Krujës mjaftoi për t’i dhënë kualifikimin Vllaznisë në gjysmëfinale të Kupës. Lojtari shkodran deklaroi në “Gol pas Goli” se ky sukses i jep frymëmarrje ekipit pas asaj ecurie të dobët në kampionat.
“Kualifikimi është një frymëmarrje. Gjendja nuk ka qenë shumë e mirë. Kualifikimi në Kupë është rezultat pozitiv, të shikojmë më tej. Unë përpiqem t’i shërbejë skuadrës aty ku ka nevojë. Duhet të punoj në shumë drejtime të tjera, jo vetëm në aspektet teknike, por edhe sa i përket agresivitetit.”
Reagim edhe në kampionat: “Gjithmonë lëvizjet nuk i përjetojmë mirë, sepse edhe ekipi shthuret disi. Duhet të fokusohemi te kampionati se është shumë i egër këtë vit, duhet të kthehemi siç ishim në fillim dhe t’i marrim pikët e plota”.



