Kombëtare

Kryeministri Rama zbret në fushë me kuqezinjtë para Islandës

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka takuar nga afër ekipin kombëtar të futbollit pak orë para takimit me Islandën (ora 20:45, “Elbasan Arena”).

Kreu i qeverisë mësohet se ka shkëmbyer disa batua me kuqezinjtë, të cilët kanë marrë kritika nga opinioni sportiv për shkak të humbjes së thellë 4-1 me Francën, sidë ku u shënua edhe një incident në momentin kur do të këndohej himni shqiptar (u ngatërrua me të Andorrës).

Kujtojmë se për këtë episod të pakëndshëm Kryeministrit i ka kërkuar ndjesë personalisht presidenti i Francës, Macron.

Pas takimit, Rama ka postuar një foto në “Facebook”, shoqëruar me mesazhin: “Kur fitojnë, mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency