Lajme

Kryesueset nuk gabojnë, marrin maksimumin edhe në transfertë

Ka qenë radha e 3 skuadrave kryesuese të IPKO Superligës, që të zbresin sot në fushë dhe të luajnë ndeshjet e mbetura të javës së 12 të kampionatit, ndërsa vlen të theksohet se që të trija bënë detyrën, duke marrë pikët e plota.

Kështu Feronikeli i vendit të parë triumfoi në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, ndaj Trepçës ’89, falë një goli të shënuar nga Prekazi në minutën e 60’ të takimit.

Fitore të pastër mori edhe Prishtina e vendit të dytë, që triumfoi me rezultatin e thellë -3 në Gjilan, ndaj skuadrës me të njëjtën emër, ndërsa golat për skuadrën e Josës u shënuan nga Ahmeti, Korenica dhe Boshnjaku.

Llapi i Podujevës mori gjithashtu 3 pikë të plota në transfertën ndaj Drenicës, ku fitoi 0-2 falë golave të shënuar nga Idrizi dhe Zeqiri, nga një për çdo pjesë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency