Kategoria e Parë

Krymi mbetet te Vllaznia dhe firmos rinovimin

Merr fund zyrtarisht një telenovelë e merkatos, Ardit Krymi qëndron te Vllaznia. Mesfushori 22-vjeçar, ka zgjedhur të qëndrojë në Shkodër pavarësisht se sezonin që nis Vllaznia do ta luajë në Kategorinë e Parë.

Kontratë e re dy vjeçare që e mban lidhur me ngjyrat kuqeblu, natyrisht duke pranuar edhe një ulje të pagës, duke iu përshtatur politikës së klubit shkodran për reduktimin e shpenzimeve.

Në sesionin që sapo u mbyll, Krymi u përfol për një kalim të mundshëm te Skënderbeu apo Partizani, por te Vllaznia kanë këmbëngulur për të mos u privuar nga 22-vjeçari që vazhdon karrierën e tij në Shkodër, aty ku punohet për strukturimin e plotë të skuadrës.

Në ditët e fundit Vllaznia ka konfirmuar afrimin e 3 futbollistëve të huaj, mbrojtësin rumun Dan Gelu Ignat, sulmuesin brazilian Rilvo Rodrigues Pereira Junior dhe një tjetër sulmues nga Nigeria, Eziamaka Collins Ikenna.

Gjithashtu janë hedhur firmat me lojtarë nga kampionati shqiptar si Zeqaj, Dejvi Bilali apo Zogaj, ndërsa janë rinovuar kontratat edhe me Gurishtën dhe mesfushorin Arsen Hajdari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency