Kryeministri Rama publikon 11 sekonda pamje nga “Arena Kombëtare”
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar një video të shkurtër nga brenda stadiumit “Arena Kombëtare”, në kryeqytet. Në 11 sekonda, Rama bën një panoramë të stadiumit të ri. Ky impiant modern do të inaugurohet me sfidën eliminatore Shqipëri-Francë.
Gjithsesi, UEFA ende nuk ka dhënë konfirmimin zyrtar. Përpara ndeshjes së 17 nëntorit, do të luhet një ndeshje testuese e futbollit të femrave, Apolonia-Vllaznia, më pas do të merret vendimi përfundimtar nga UEFA.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2177179485920891/?t=1



