“Ku gabuam sot”, Josa: Jam gjysmë i kënaqur, Lushkja shumë i nevojshëm për ne
Laçi e mbylli në barazim 1-1 sfidën ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Takimi i parë i raundit çerekfinal nuk prodhoi fitues, edhe pse rastet për gol nuk munguan. Trajneri i bardhezinjve, Mirel Josa foli për ndeshjen në “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku komentoi barazimin dhe tregoi se çfarë duhet të bënin më mirë djemtë e tij.
“Kishim zotërimin e kohës gjatë gjithë kohës. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë sa i përket zotërimit të topit. Dolëm shumë herë në goditje. Duhet të jemi shumë më të saktë në zonën e kundërshtarit, duhet të luanim edhe pak më shpejt, edhe pse na e vështirësoi stili i lojës së ekipit kundërshtar.
Një gol i dytë do na lironte më tepër, dhe do të bënim lojën tonë. Nuk mund të themi që ka mbaruar asnjë lloj gjëje, kemi edhe një ndeshje tjetër. Egnatia është riformuar, ka krijuar personalitet në lojë e ka treguar në kampionat.
Jam gjysmë i kënaqur, duhet të ishim shumë më të shpejtë në futjen në zonën kundërshtare kur kishim topin. Skuadra ka potencial për të përballuar ndeshjet e ngjeshura. Bëjmë një ‘turnover’ për freskimin e skuadrës. Ne i bëmë lëvizjet jo se ishte ndeshje Kupe, nuk mendojmë për Partizanin, menduam të fusnim lojtarët që ishin më të freskët.
Ne menduam sot për ndeshjen e Kupës. Ne jemi për të dy objektivat, madje për tre objektivat duke pasur parasysh edhe Europën. Agresivitet kishte skuadra, por jo në fitimin e topit. Kishim në shtyrjen e lojës përpara, por na e vështirësoi edhe kundërshtari, ata marrin masat e veta.
Lushkja? Ai është lojtar i skuadrës, po jep 100%, është i impenjuar, jam i kënaqur. Deri sa është pjesëtar i skuadrës, ai po jep 100%. Regi është një lojtar shumë i nevojshëm për ne, por do shohim edhe nevojat e klubit apo të tijat personale.
Duhet të bënim më mirë në futjen në zonën kundërshtare, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë përsëri kishim epërsi territorial, por duhet ta konkretizonim, por nuk do bëhen të gjithë rastet gola“, përfundoi trajneri i ekipit kurbinas.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



