Ku po ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës mes Bayern dhe Gnabry?
Bisedimet për rinovimin e kontratës së Serge Gnabry me klubin e Bayern Munich kanë ngecuar dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje e përbashkët.
Sipas “Sport Bild”, negociatat mes palëve vazhdojnë të ngecin, me paratë që janë pengesa më e madhe.
Leroy Sane dhe Kingsley Coman fitojnë të dy rreth 20 milionë euro në sezon dhe Gnabry po kërkon një tarifë të njëjtë. Megjithatë, deri më tani, Bayern nuk ka qenë i gatshëm t’i plotësojë atij dëshirën.
Nëse kampionët e Gjermanisë nuk arrijnë të gjejnë një akord tashmë së shpejti, arritja e një marrëveshjeje mund të jetë akoma më e vështirë.
Bavarezët ende janë në pritje që 26-vjeçari të nënshkruajë një zgjatje të kontratës, ndërsa ajo aktualja skadon në vitin 2023.



