Kualifikim i lehtë për Tottenhamin, i shënon sërish 4 gola Wolfsbergerit
Tottenhami bëhet skuadra e parë që kualifikohet në fazën e 1\8-ave të Europa League-s. Skuadra londineze përmbushi me sukses misionin, që ishte shndërruar në formalitet pas fitoren e thellë 1-4 në sfidën e parë ndaj kundërshtarit Wolfsberger. Edhe në ndeshjen e kthimit Spurs-at shënuan plot 4 gola, por këtë radhë nuk pësuan (4-0), duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 8-1.
Skuadra e Mourinhos u kursye disi në pjesën e parë, pasi shënoi vetëm një gol që mban firmën e Dele Allit, por në fraksionin e dytë futbollistët e Tottenhamit e tundën edhe tri herë të tjera rrjetën me Carlos Vinicius, Gareth Bale e sërish në fund realizoi Carlos Vinicius.
Jose Mourinho, duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë dhe forcën e kundërshtarit, preferoi të mbante në stol emra të rëndësishëm se Harry Kane, Son Heung-min, Reguilon, Ndombele dhe Lloris.



