Futboll

Kualifikim I pasigurt, por italia përgatit bluzën e ‘Rusi 2018’

Ndonse kombëtarja Italiane e futbollit ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të botërorit ‘Rusi 2018’, kjo nuk i ka penguar ata të bëjnë gati bluzën me të cilën do të prezantohen atje. Ka qenë pikërisht website i specializuar footyheadlines.com, që ka zbuluar uniformat e Italisë për botërorin rus.

Kur kanë mbetur edhe dy takime kualifikuese për t’u luajtur, Italia duket se do ta ketë të pamundur t’i marrë Spanjës vendin e parë të renditjes, pozicion që sjell edhe kualifikimin direkt për në fazën finale të botërorit. Kështu, nëse Italia përfundon në vendin e dytë të renditjes, do t’i duhet të luajë Play Off-in, kundër njërit prej vendeve të dyta nga grupet e tjera, për të siguruar pjesëmarrjen.

Italia do të përballet edhe me Shqipërinë, në ndeshjen e fundit në grup, për fazën eliminatore të botërorit. Takimi do të luhet më 09 Tetor, në orën 20:45, në stadiumin ‘Loro Boriçi’, në Shkodër dhe do të transmetohet nga Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency