Kategoria Superiore

Kualifikimi në Kupë i jep zemër Kamzës, tani synohen pikët në kampionat!

Brenda 3 ditësh, zgjidhja e një ngërci financiar u duk se zgjidhi si me shkopin magjik të gjitha telashet e Kamzës. Në fundjavë kundër Partizanit, pjesa më e madhe e futbollistëve titullarë refuzuan të zbrisnin në fushë për shkak të problemeve financiare me klubin dhe madje dhe ndeshja me Vllazninë në Kupë u vu në dyshim. Skuadra dukej në prag të kolapsit, por ndërhyrja e drejtuesve për të evituar një falimentim në aspektin sportiv duke shlyer një pjesë të detyrimeve ndaj futbollistëve karikoi ambjentin, bindi titullarët të jepnin maksimumin dhe rezultati u pa në fushën e lojës. Kamza përmbysi në një situatë jo të thjeshtë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Vllaznisë, siguroi një vend në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, një kompeticion, me të cilin Ernest Gjoka gjithmonë ka patur marrëdhënie të mira si trajner dhe gjithashtu shtoi shpresën se Kamza në këtë Superiore, nuk ishte një çështje e humbur. Mësimi i nxjerrë është i qartë, lojtarët, ashtu si në çdo profesion tjetër duhet të trajtohen në mënyrën e duhur për të marrë produktin e dëshiruar në fund me Kamzën që nga e dorëzuar që dukej një javë më parë tanimë do të luftojë ashtu siç duhet në një garë që duhet të jetë e drejtë për të gjithë, dhe pse të tilla ngërce financiare nuk duhen zgjidhur gjithmonë në çastin e fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency