Champions League

“Luftë” në “Wanda Metropolitano”, kualifikohet City, gjysmëfinalet anglo-spanjolle

Përcaktohet çiftet gjysmëfinaliste të Champions League: Real Madrid – Manchester City dhe Liverpool – Villarreal. Citizenz kualifikohen në raundin e parafundit të kompeticionit pas barazimit 0-0 në “Wanda Metrolpolitano” ndaj Atleticos së Madridit, teksa në sfidën e parë kishin triumfuar 1-0 me gol të De Bruyne. Ashtu ai në ndeshjen e parë, edhe në Madrid u zhvilluan një sfidë pa shumë spektakël dhe në njëfarë mënyrë Guardiola iu përshtat lojës së Simeones, ndikuar edhe nga rezultati i “Etihad”. Gjithsesi, Atletico iu afrua disa herë golit, teksa vlen të përmendet goditja e Griezmannit në të 57-tën, që përfundoi ngjitur me shtyllën, por pa mundur ta çojë ndeshjen ne shtesë. Në fundin e takimit nuk munguan momentet e tensionit, me Atleticon që i luajti minutat shtesë me një lojtar më pak, pasi Felipe u ndëshkua me karton të kuq. U luajt deri në minutën e 113-të, me “Los Colchoneros” që flirtuan me golin, por festa në fund ishte angleze.

Nuk pati surprizë në ndeshjen tjetër Liverpool – Benfika, që u mbyll barazim 3-3, me skuadrën e Jurgen Klopp që u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 4-3. Për “The Reds” realizuan Kanote dhe Firmino dy herë, ndërsa për luzitanët shkurtuan diferencën Ramos dhe Yeremchuk, ndërsa në të 83-tën barazoi Nunes, finalizim që rihapi në fund çështjen e kualifikimit, por vendësit rezistuan në minutat e mbetura duke shmangur shtesën.

Interesant fakti që gjysmëfinalet do të jenë një duel mes futbollit anglez dhe atij spanjoll, që do të thotë se në finale mund të kemi përballje mes skuadrave nga i njëjti vend.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency