Formula 1

Kualifikueset e Silverstone/ Thyhet dominimi i Hamilton, zhgënjen sërish Vettel

Është thyer pas 4 vitesh dominimi i Lewis Hamilton në kualifikueset e Silverstone, pasi këtë herë piloti britanik arriti të vendosë vetëm kohën e dytë më të mirë.

E nëse thyhet dominimi i Hamilton, përforcohet dominimi i Mercedes në këtë sezon, pasi edhe në garën britanike, për herë të 7 starti do të jetë i gjithi për “shigjetat e argjendta”, me Valteri Bottas që do të niset i pari.

Vetëm vendi i tretë për pilotin e Ferrarit Charles Leclerc, i cili u përpoq maksimalisht që të “çante” dopietën e Mercedes në start, por në raundin e tretë kualifikues nuk arriti të marrë më të mirën nga makina e tij,.

Kualifikuese tërësisht zhgënjyese për Sebastian Vettel, i cili vendosi vetëm kohën e 6 më të mirë, duke mbetur pas dy makinave Red Bull, Verstappen i katërti dhe Gasly i pesti.

Vlen të theksohet se makinat Ferrari do ta nisin garën me goma të buta, ndryshe nga pilotët e Mercedes që zgjodhën ato mesatare, një tregues ky që “kokëkuqet” do të hyjnë të parat në “pit stop”.

Thyhet dominimi

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency