Kategoria Superiore

Kukës spektakolar në debutimin e dytë të Gjokës!

Nuk do të jetë trofeu i kampionit motivi i festës së Kukësit në fund të sezonit, përjashto ndonjë “harakiri” me përmasa apokaliptike të Partizanit, blutë nuk do ta fitojnë kampionatin, Kupa e Shqipërisë është një alternativë e pëlqyeshme për të hapur “shishen e shampanjës” edhe pse nuk do të jetë një festë me shumë të ftuar, por më shumë si një “darkë familjare” pa shumë bujë. E thënë e gjithë kjo, Kukësi  i serialit “Gjoka 2” u  shfaq argëtues dhe me ritëm, ndoshta si asnjëherë në këtë sezon.

Të kuptohemi nuk është se trajneri në pak ditë i dha futbollistëve të tij “formulën magjike” se si të përdorin “tiki-takën” në Laç, por gjithsesi është fakt që blutë zhvilluan një ndër paraqitjet më pozitive të sezonit. Goli i Vesel Limajt  ishte një kryevepër, ndër më spektakolarët e këtij kampionati dhe aksioni me 29 pasime të pandërprera është për t’u vendosur në “manualet e futbollit” në mënyrë që t’i mësohet brezave se si duhet ndërtuar “rrjeta e pasimeve” për të shkuar tek finalizimi, por nuk ishte vetëm kaq, në tërësi interpetimi ishte gati gati i përsosur, aq sa një ekip si Laçi që vetëm 4 ditë më parë i kishte shënuar 5 gola Teutës, nuk e rrezikoi thuajse asnjëherë Stivi Frashërin. Nuk mund të gjykohet puna e dikujt për kaq pak kohë, në të mirë qoftë apo në të keq, megjithatë nëse Kukësi i aventuës “Gjoka 2” do të jetë ky, atëherë edicionin tjetër ndoshta presidenti më në fund do të shijojë “futbollin-spektakël” që gjithnjë ka ëndërruar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency