Kategoria Superiore

Flamurtari asist Partizanit, Kukësi i thotë lamtumirë titullit, fitore mbijetese për Luftëtarin

Flamurtari shuan edhe shpresat e fundit të Kukësit për t’i rrëmbyer titullin kampion Partizanit. Ekipi vlonjat, që ka shfaqur formë shumë të mirë sportive në javët e fundit, iu imponua me rezultatin 1-2 skuadrës verilindore në “Elbasan Arena”, duke i kërcënuar seriozisht edhe vendin e dytë, pasi distanca mes tyre është vetëm 1 pikë.
Xhevahir Sukaj në fund të pjesës së parë dhe Emiliano Musta në fillim të së dytës i shkaktuan një “shok” të parikuperueshëm skuadrës së Gjokës, që me gjithë tentativat e vazhdueshme dhe rastet e shumta për shënim nuk e gjeti më shumë se një herë golin, pikërisht me Reginaldon në të 70-ën, duke iu nënshtruar fatit e duke pranuar kapitullimin në garën për titullin kampion, pasi Partizani, me trepikëshin e marrë në tavolinë ndaj Kamzës shkëputet me 12 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt.
Fitore shumë e rëndësishme edhe e Luftëtarit në Gjirokastër me Laçin, falë golit të realizuar nga Dunga në pjesën e dytë. Tashmë bluzinjtë shkojnë në kuotën e 37 pikë, me garën për mbijetesë që është fokusuar momentalisht mes Tiranës dhe Kastriotit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency