Kategoria Superiore

Kukësi cinik, vazhdimësia dhe Reginaldo i japin kreun e renditjes

Katër fitore radhazi në kampionat kanë ngjitur Kukësin në vendin e parë në renditje. Në sfidën e fundit ndaj Luftëtarit skuadra nuk shkëlqeu me lojë, madje për të tretën ndeshje radhazi fitoi me vetëm një gol.

Por në një kampionat ku gjithçka mund të vendoset dhe nga vetëm një gjysmë goli, Kukësi po tregon se ajo që ka rëndësi për momentin si fillim është fitorja, më pas loja do të vij gradualisht.

Për më tepër Kukësi në katër fitoret e fundit pothuajse e ka vendosur në shinat e duhura rezultatin që në pjesën e parë, ose në minutat e para të pjesës së dytë, duke shënuar e më pas duke u përpjekur të menaxhojë rezultatin.

Ekipi ndoshta mund të jetë disi i varur nga golat e Rexhinaldos, që ka shënuar 5 nga 7 golat e realizuar në total nga verilindorët, por në fund të fundit Reginaldo për këtë arsye është blerë nga drejtuesit, për të dërguar topin në rrjetë.

Të paktën Kukësi problemin e sulmuesit që finalizon nuk e ka. Skuadra për më tepër e ka krijuar një identitet të sajin në lojë. Sigurisht që ndaj Luftëtarit nuk bëri ndoshta ndeshjen më të mirë të mundshme, por gjirokastritët si një ekip i fund tabelës kishin nevojë për pikë dhe nëse thonë që të mbyturi të mbyt, për Kukësin ishte e rëndësishme të mos mbytej.

Madje skuadra doli në sipërfaqe aq shumë pas këtij suksesi, sa e gjen veten në vendin e parë dhe në sfidën me Skënderbeun do të shkojë tashmë duke i parë kundërshtarët, nga lart.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency