Kukësi del me njoftim, tre futbollistë largohen nga verilindorët
Te Kukësi nuk mendohet vetëm për merkaton në hyrje, por edhe në dalje. Së fundmi, klubi verilindor nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjen me tre futbollistë. Fjala është për Alija Krnic, Artiom Puntus dhe Filip Gligorov (ashtu siç edhe lajmëroi Supersport) teksa ndarja e rrugëve ka ardhur në mënyrë konsensuale ndërsa verilindorët falenderojnë tre futbollistët për kontributin e tyre në sezonin e fundit teksa i uron fat për karrierën në vazhdim.
Kujtojmë se te Kukësi ka pasur shumë lëvizje dhe të larguar teksa pas Krnic, Puntus dhe Gligorov, listës së të larguarëve i shtohen edhe: Vasil Shkurtaj (Sulmues); Pablo De Lucas (Mesfushor); Ardit Hila (Mesfushor); Emiliano Musta (Mbrojtës); Vitor Feijao (Sulmues); Dashamir Xhika (Portier); Kristi Marku (Mbrojtës); Kreshnik Bahtiri (Sulmues); Zenel Gavazaj (Sulmues)
Njoftimi i klubit të Kukësit:






