Kategoria Superiore

Kukësi, drejt Korçës për konfirmimin e lidershipit

6 fitore në 6 ndeshjet e fundit mes Kupës dhe Kampionatit kanë shtuar besimin te Kukësi që të sulmojë titullin kampion. Pas triumfit për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar, ky mund të jetë momenti i duhur për të tentuar sërish. Skuadra e cila ka ndryshuar shumë krahasuar me një vit më parë po tregon balanca në fushë, edhe pse ende nuk po ngjitet aty ku duhet sa i përket nivelit të lojës. Verilindorët, që janë treguar shumë pragmatistë, janë vendosur në shinat e duhura nga trajneri Armando Cungu, që pasi ka pranuar limitet e skuadrës, po merr më të mirën e mundshme nga grupi.

Trajneri nuk ka të gatshëm dy lojtarë me shumë eksperiencë dhe që e njohin mjaft mirë ambientin, mbrojtësin e majtë, Simon Rrumbullaku, dhe mesfushorin Besar Musolli. Dy mungesa të rëndësishme, por që për momentin nuk janë ndier në fushë, pasi ekipi ka vijuar të fitojë dhe për momentin mban kreun e klasifikimit me pikë të barabarta me Partizanin, por për shkak të golave të shënuar është në krye, në pritje të përballjes direkte. Në Korçë do të jetë një duel interesant jo vetëm mes dy skuadrave, por edhe reparteve. Kukësi ka sulmin e dytë më të mirë të kampionatit me 7 gola, ndërkohë që përballë është Skënderbeu me një më shumë.

Por nënkampionët kanë në përbërje pikërisht “goleadorin” e kampionatit, sulmuesin nga Mozambiku Arturo Fait Reginaldo. Edhe mbrojtjet janë pothuajse identike, me Kukësin që ka pësuar 3 gola, duke patur reprartin e pasmë të dytë më të mirë e kampionatit, ndërkohë që korçarët kanë pësuar 4.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency