Kukësi e mbylli ditën me një tjetër prezantim, Donjet Shkodrën
Donjet Shkodra është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Në orët e fundit të së mërkurës, mesfushori ofensiv me numrin 10 ka firmosur për dy seone me kampionët e Shqipërisë, me të cilët do të niset menjëherë drejt Antalias në Turqi për fazën përgatitore. 28-vjeçari i lindur në Prishtinë, gjatë pjesës së parë të sezonit është aktivizuar me Skënderbeun, por vendosi të ndërpriste marrdhëniet me skuardrën që drejtohet nga Ilir Daja për t’u transferuar te një ekip ku do të kishte një rol prej protagonisti në fushë me më shumë minuta në dispozicion. Shkodra është afrimi i parë i Kukësit për 2018-ën dhe u zyrtarizua disa orë pas prezantimit të trajnerit Pacult.



