Kategoria Superiore

Kukësi, Gjici konfirmon trajnerin Milinkoviç

Safet Gjici nuk ka pranuar dorëheqjen e trajnerit serb, Milinkoviç dhe ka konfirmuar këtë të fundit, në drejtimin e pankinës kuksiane. Kështu, Milinkoviç do të vijojë punën në krye të skuadrës veri-lindore, teksa nesër do të drejtojë si zakonisht stërvitjen e orës 11:00. Refuzimi i Gjicit, erdhi pas kërkesës së Milinkoviçit për t’u dorëhequr, si akt përgjegjësie për humbjen në shtëpi ndaj Partizanit.

Trajneri serb i Kukësit, Mladen Milinkoviç ka marrë mbi vete të gjithë përgjegjësitë e humbjes më Partizanin, ndërsa ka deklaruar se do të bisedojë edhe me presidentin Gjici, për t’i kërkuar dorëheqjen. Mësohet se këtë fakt ai e ka ndarë edhe me futbollistët në dhomat e zhveshjes, menjëherë pas përfundimit të sfidës me të kuqtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency