Kategoria Superiore

Kukësi godet në merkato, prezanton ish-in e Korabit dhe një mesfushor anglez

Kukësi ka prezantuar afrimin e Laurenc Xhekës dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu. Si Xheka ashtu dhe Layton janë bashkuar prej disa kohësh me ekipin kuksian, por fillimisht u është dashur që të bindin stafin teknik, që duket se ka dhënë aprovimin për t’u ofruar kontrata. Xheka ka firmosur me klubin kuksian për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton do të jetë pjesë e verilindorëve për dy sezone.

22-vjeçari Xheka ka qenë pjesë e Korabit në sezonin e fundit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën. Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23 vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë.

Kuksianët e nisën sezonin e ri duke barazuar me Tiranën, ndërsa ka qenë një prej ekipeve më aktive në merkaton e verës, teksa ka ndryshuar më shumë se gjysmën e organikës. Pretendimet e verilindorëve mbeten maksimale dhe në këtë edicion të ri. Trajneri Gega pak javë më parë deklaroi se te Kukësi merkato mbetet e hapur, por tani mbetet për t’u parë nëse do të ketë më afrime pas marrëveshjeve me Xhekën dhe Layton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency