Futboll

Kukësi, ikën edhe Gvozdenovic, bashkë me Mehën tek Al-Faisaly në Jordani

Benda pak ditëve pothuajse e gjithë struktura drejtuese e skuadrës së Kukësit është çmontuar. Largimi i trajnerit Mladen Milinkovic pasohet edhe nga lamtumira e zv/trajnerit, Ivan Gvzdenovic. 39-vjeçari që ka një eksperiencë të madhe si lojtar dhe zv/trajner në futbllin tonë, është zhvendosur në Jordani te skuadra e Al-Faisaly, ku do të punojë si trajner. Ky është një hap i madh për ish-mbrojtësin serb, që merr drejtimin e një skuadre në shëndet të plotë, pasi Al-Faisaly renditet në vendin e katërt të kampionatit me 19 pikë dhe 3 fitorë në 3 ndeshjet e fundit. Me skuadrën e re të Gvozdenovic është bashkuar edhe ish- mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha. 31-vjeçari, që ishte një lojtar i lirë, do ta vazhdojë karrierën në Jordani. Gjatë dy sezoneve të shkuara ai ka qenë pjesë e Konyasporit, ndërsa në eksperiencën e re në Lindjen e Mesme, Meha hedh një hap tjetër në karrierën e tij si profesionist.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency